Bogdanovic, kritika per dhunen ndaj serbeve

20/05/2010 15:45

Ministri per Kosoven ne qeverine serbe, Goran Bogdanovic ka deklaruar se sulmet e kryera se fundmi ndaj serbeve te kthyer ne fshatin Zallc jane pjese e nje strategjie te dhunshme per t’i larguar serish ata.

Bogdanovic u ka terhequr vemendjen misioneve EULEX dhe KFOR, te cilet sipas tij nuk po bejne asgje per te zbardhur dhe per te shmangur te tilla sulme.

“EULEX nuk mund dhe nuk duhet te rrije duke vezhguar dhunen dhe duke e denuar ate vetem me deklarata. Si eshte e mundur qe incidentet ne kete fshat perseriten gjithmone?”, ka deklaruar Bogdanovic.

Ai ka shtuar se EULEX dhe KFOR duhet te japin llogari perse Policia e Kosoves nuk ka identifikuar asnje autor te sulmeve ndaj popullsise serbe.

Top Channel