“Lost”, pritje e madhe për finalen

20/05/2010 18:40

Pas 6 vitesh plot emocione, saga e gjatë e të mbijetuarve në ishullin e humbur të Paqësorit, po i afrohet fundit.

Seria finale e serialit “Lost” me dy pjesët e fundit do shfaqet mbremjen e së dielës në SHBA. Më në fund do mësohet fati i Jack dhe Sawyer, Desmond e Locke. Por cfarë parashikon fundi? Versione të ndryshme po diskutohen në internet, madje në qarkullim janë hedhur edhe shume viruse të lidhura me emrin e serialit.

Numri i viruseve pritet që të trefishohet në natën finale, ndërsa të apasionuarit po presin me padurim për t’i dhënë fund ankthit të gjatë për fatin idhujve të tyre.   

Top Channel