Travolta-Preston presin fëmijën e tretë

19/05/2010 13:30

Një ditë pasi familja Travolta u trondit nga vrasja e dy qenve të dashur për aktorin, vjen një tjetër lajm, por këtë herë pozitiv.

Pak më shumë se një vit nga vdekja e djalit 16 vjecar, John dhe Kelly Preston janë në pritje të një fëmije. “Eshtë e pamundur ta mbajmë sekret, sidomos një gjë të tillë kaq të mrekullueshme”, shkruan cifti në faqen e internetit.

Ky do të jetë fëmija i tretë për 56 vjecarin dhe 47 vjecaren pas Jett të lindur në vitin 1992, i cili ndërroi jetë vitin e shkuar dhe Ella Bleu e lindur në vitin 2000. Preston është shtatzanë prej 3 muajsh.   

Top Channel