Këshilli Veriatlantik, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të vizitojë KFOR-in. Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo di Paola, dhe komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të komandës në Napoli, admirali Mark Fitzgerald, do të jenë gjithashtu prezentë.

Sipas një njoftimi, të cilit i referohet Telegraf, duke vizituar KFOR-in, anëtarët e Këshillit Veriatlantik presin të shohin progresin për situatën e sigurisë në Kosovë.

Në fillim të vizitës, delegacioni do të informohet nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler. Pas takimit informues, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe komandanti i KFOR-it do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Top Channel