Kuçi: Morëm ftesë zyrtare për samitin e Sarajevës

19/05/2010 09:25

Qeveria e Kosovës ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në takimin rajonal në Sarajevë. Keshtu deklaroi per BBC-në zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Ai tha se Kosova do të prezantohet në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse në takim dhe do të ketë të drejtën e saj të barabartë për të shprehur mendimin për zhvillimet rajonale dhe integrimet evropiane.

“Tanimë qeveria e Kosovës, respektivisht ministri i punëve të jashtme ka ftesë formale për pjesëmarrje në konferencën e Sarajevës. Kosova është e interesuar që të marrë pjesë në atë konferencë, të japë kontributin e saj për temat që janë me rëndësi për bashkëpunimet rajonale por edhe ato në nivelin e integrimeve evropiane”, tha Kuçi.

Top Channel