Një qendër banimi e paqeruajtësve danezë në veri të Kosovë është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Sipas burimeve të NATO-s, të cilave u referohet Telegraf, janë regjistruar dëme materiale, por nuk ka raportime për të plagosur.

Ekipi patrullon në zonat në veri të Kosovës për të ruajtur kontaktet me pakicën serbe.

Policia e Kosovës ka pohuar për agjencinë e lajmeve AP se një letër kërcënuese, drejtuar trupave daneze të KFOR-it është gjetur në shtëpi.

Top Channel