Greqi, edhe turizmi ne krize

19/05/2010 20:25

E shqetesuar tej mase shfaqet Athina persa i perket treguesve teper negative qe kane te bejne me turizmin ne Greqi. Perfaqesuesit e sindikatave te unioneve te hoteleve kane dhene alarmin per shifrat ne ulje te rezervimeve per muajt e veres ne krahasim me vitin e kaluar.

“Deri tani vleresojme se turizmi ne Greqi do te shenoje sivjet nje renie prej 10%. Ky eshte nje parashikim qe na vjen nga gjithe Unionet e Hoteleve ne mbare vendin. Mendoj se kjo renie eshte rezultat i reklames negative qe na eshte bere ne lidhje me ngajrjet 4-5 muajve te fundit”, eshte shprehur Jorgos Tsakiris, president i Shoqates se Hoteleve te Greqise.

Sivjet  renia e rezervimeve shkon ne masen 10% ne hotelet e Korfuzit dhe Selanikut, 15% ne Zakintho dhe Halkidhiki, 18% ne ishullin e Rodosit, 20% ne Rethimno te Kretes, madje ka zona ku pritet qe keto shifra te kalojne edhe ne masen 40%. Pavaresisht uljes se çmimeve, shifrat jane teper shqetesuese, ndersa pasojat do te jene teper te medha tek papunesia ne vend. Ne Greqi nje ne pese vete punesohet ne kete sektor qe perben motorin e ekonomise se vendit, perderisa kryehen nje xhirro prej 240 miliarde eurosh.

Sipas biznesmeneve greke gjendja e keqe ne te cilen ndodhet turizmi ne Greqi vjen kryesisht si pasoje e masave te rrepta financiare qe ka marre qeveria per daljen e vendit nga kriza si edhe te trazirave ne grevat e pergjithshme te javeve te fundit, sidomos ne kryeqytetin grek.

“Gjendja ne Athine ashtu si ju e dini, eshte shume me e mire se ajo qe publikohet gjate gjithe kohes per arsye te atyre çka ndodhen ne nje dite. Ishte dicka qe ndodhi, na vjen te gjitheve shume keq per keto ngjarje, por nuk eshte kjo pamja e pergjithshme ne Athines apo ne Greqi”, Alexandros Vassilikos, sekretar i Unionit te Hoteleve, te Athines.

Pa vdekjes tragjike te tre nenpunesve te nje banke pergjate protestave te fundit, vetem ne Athine jane anuluar me shume se 27 mije rezervime ose e thene ndryshe, 2000 me 3000 rezervime ditore.

Edhe diten enjte Greqia do te paralizohet perseri nga nje greve e pergjithshme 24 oreshe e sindikatave te sektorit shteteror dhe atij privat, çka do te shkaktoje perseri efekte negative ne sektorin e turizmit.

Top Channel