Suri Cruise, një bebe-regjisore

18/05/2010 12:40

Në shesh xhirimin e filmit, Tom Cruisë nuk mundet të mos e marrë më vete vajzën Suri. Duket se bija i jep këshilla të mira, njësoj sikur të jetë një regjisore e vërtetë.

Aktori dhe gruaja e tij, Katie Holmes janë të bindur me talentin që gëzon Suri, një fëmijë-VIP që është vetëm 4 vjec.

“Eshtë rritur në sheshet e xhirimit dhe ulet aty për orë të tëra më kufje duke parë skenat e filmave. Më pas ajo më thotë cfarë i ka pëlqyer dhe jo. Ka raste kur e tërheq regjisorin nga xhaketa dhe i thotë se nuk i pëlqen të shohë një skenë të caktuar”, thotë Tom.

Talentet e Surit, sipas prindërve të saj, nuk kanë të sosur, pasi ajo është super inteligjente, me shumë shije….por a nuk duhet që edhe Suri të ketë një fëmijëri normale dhe jo të trajtohet si VIP në një moshë kaq të vogël?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA