Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj ka mohuar mundësinë që UNMIK të luajë rolin e negociatorit në bisedimet me Serbinë.

Manaj ka deklaruar se bisedimet e reja për cështje teknike me Beogradin mund të mbahen, por asnjëherë ato do të negociohen nga UNMIK.

“Në kohën e duhur mund të ketë bisedime të drejtpërdrejta mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, por gjithmonë në nivelet më të larta të përfaqësimit”, ka pohuar Manaj.

Ndërkohë, opozita kosovare ka kërkuar që të mos zhvillohen bisedime me Serbinë pa njohjen e pavarësisë nga kjo e fundit.

Top Channel