Partia Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë gjatë javës Këshillin e Përgjithshëm të saj, për të diskutuar një sërë propozimesh, mes të cilave spikat ai për prishjen e koalicionit me PDK-në.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave propozimi për prishjen e koalicionit qeveritar është bërë dhe do të paraqitet në mbledhje nga dega e katërt e LDK-së.

Sipas të njëjtave burime, propozimi në fjalë do të ndiqet nga një tjetër që parashikon krijimin e një fondi, me të cilin do të paguhen ministrat që do të braktisin postet qeveritare.

Top Channel