Greqia ka marrë pjesën e parë të ndihmës 110 bilionë euroshe, për tejkalimin e deficitit buxhetor që e ka zhytur vendin në krizë.

Komisioni Evropian ka deklaruar se 20 bilionë euro nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë derdhur në ndihmë të shtetit helen.

Paketa për nxjerrjen e qeverisë nga kriza, e cila ka një eurobond prej 8.1 bilionë euro, u miratua më herët gjatë muajit maj.

Ditën e hënë, ministrat e Financave të eurozonës insistuan se euro ishte ende i besueshëm, pavarësisht rënies ndaj dollarit.

Monedha e vetme evropiane ra në nivelin më të ulët të saj ndaj dollarit, që prej vitit 2006, duke ngritur shqetësimin se problemet që vijnë si pasojë e borxhit do të minojnë rimëkëmbjen e ekonomisë në Evropë.

Top Channel