Dhjetëra mijëra kosovarë u strehuan në qytetin e Durrësit gjatë spastrimit etnik të Sllobodan Milloshevic në vitet 98-99.

Por përvec civilëve, qyteti bregdetar i Shqipërisë ka shërbyer edhe si një bazë sekrete e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Kështu thotë një shkrim investigativ i BBC-se, sipas të cilit hoteli “Drenica” ka qenë shtabi i përgjithshëm i UCK-së.

Arrestimi i pak kohëve më parë i ish-komandantit të UCK-së Sabit Geci, si dhe një hetim në zhvillim e sipër i Njësisë për Krimet e Luftës në misionin EULEX po tregojnë rolin kyc të qytetit të Durrësit në një pikëpamje tjetër.

Sipas hetimit, Geci akuzohet për torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve të burgosur në një bazë të UCK-së në qytetin e Kukësit në vitin 1999, të cilët dyshoheshin se punonin për organet serbe.

Hetuesit e misionit evropian për rendin dhe ligjin thonë se rreth 40 persona, të cilët ishin torturuar në Kukës, ishin mbajtur për një periudhë kohore nga UCK në Durrës.

Mes tyre kishte edhe të burgosur serbë, të cilët mbaheshin në Kukës, pasi ishin rrëmbyer dhe transportuar ilegalisht nga Kosova në Shqipëri.

Nga ana tjetër, avokatët e Gecit deklarojnë se ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe se ndodhej për një trajtim mjekësor në Slloveni gjatë periudhës së përmendur nga EULEX, prill-qershor 1999.

Top Channel