“Vetëvendosje” kritikon vizitën e Rexhepit në Shkup

17/05/2010 12:35

Lëvizja “Vetëvendosje” kritikoi ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi për shkak të vizitës që ai bëri në Shkup pas vrasjes së katër shqiptarëve nga ana e njësive speciale maqedonase.

Lëvizja ‘Vetvendosje’ tha se ministri Rexhepi, me këtë vizitë është “përulur përpara terrorit maqedonas”.

Lajmi bëhet i ditur nga Radio Televizioni i Kosovës.

Top Channel