Qeveria e re greke e drejtuar nga kryeministri Jorgo Papandreu po përjeton skandalin e parë.

Bashkëshorti i ministres së Turizmit, një këngëtar i njohur, i ka zyrës së Financave një borxh prej 5.5 milionë eurosh.

Këngëtari ka refuzuar të paguajë taksat, duke u mbrojtur edhe nga bashkëshortja. Zyra e tatim taksave ka paralajmëruar disa herë Toni Voskipulos të paraqitet dhe i ka ofruar mundësi t’i paguajë taksat me këste, por ai nuk ka pranuar.

Opozita ka akuzuar qeverinë se po mbron personat e korruptuar, në një moment kur vendi ndodhet në krizë. Ky rast pritet të trondisë thellë figurën e pastër të qeverisë së re greke.

Top Channel