Në Maqedoni, partia shqiptare pjesë e koalicionit qeverisës, BDI, ka vendosur t’i rikthehet jetës parlamentare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të BDI-së, Tahir Hani, sipas të cilit ky vendim u mor pas koordinimit me partinë VMRO-DPMNE.

“Pasi arritëm kompromisin që në ligjin për denacionalizimin të ndërhyet në përputhje me kërkesat e BDI, ne do të marrim pjesë në mënyrë normale në Kuvend”, ka pohuar Hani.

Shkak i largimit të BDI-së nga Parlamenti ishte bërë ndryshimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili sipas kësaj partie do të ishte në dëm të qytetarëve.

Top Channel