Sot gjendet kudo, në linjat telefonike, skanera, supermarkete, lodra, DVD, aparatura kirurgjike dhe deri tek mjetet shkencore.
Bëhet fjalë për shpikjen 50 vjecare, lazerin. Në 16 maj të vitit 1960 amerikani Thomas Maiman ndezi për herë të parë një dritë lazer në laboratorin e kërkimit në Malibu duke projektuar një pikë të kuqe nga një aparat i krijuar nga ai.
Në atë kohë rrezet lazer u përdorën në luftën e Vitnamit tek bombat. Që prej asaj kohe, lazeri i ka shërbyer më shumë teknologjisë dhe është bërë më i vogël. Në industrinë e rëndë lazeri zë një vend të rëndësishëm, ndërsa në mjekësi po kthehet në një faktor të rëndësishëm.
Aplikimi i parë në mjekësi daton në vitin 1961 kur Charles Campbell dhe Charles Koester e përdorën për të shkatërruar një tumor në syrin e një pacienti.
Top Channel