Pika 4 e nenit 35 të Kushtetutës së Kosovës përcakton se shtetasit kosovarë që kanë kryer krime jashtë vendit nuk mund të ekstradohen.

Kjo, pasi Kosova nuk ka marrëveshje me asnjë shtet për ekstradimin e të kërkuarve nga organet e drejtësisë.

“Shtetasit kosovarë nuk mund të ekstradohen, përvec rasteve kur me vendin që e kërkon ka marrëveshje”, deklaron Arben Lloshi, jurist pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Një tjetër faktor që rëndon këtë situatë është fakti se Kosova nuk është anëtarësuar në radhët e policisë ndërkombëtare, Interpol.

“Ne nuk jemi pjesë e Interpol dhe ne kemi nevojë për një urdhërarrest evropian për të arrestuar të kërkuarit”, shprehet zëdhënësi i PK, Veton Elshani.

Gjithashtu, Kosova nuk mund të kërkojë as ekstradimin e një personi të huaj që bën krime në territorin e saj, pasi edhe për këtë nuk ekziston një marrëveshje.

Top Channel