Duel me anë të email-ve të premten mes një bloguesi teknologjik Ryan Tate, i pakënaqur me reklamat e reja të Apple.

“IPad është një revolucion” – thotë spoti. Revolucionar? Një pajisje me të cilën shoqëria kontrollon atë që mund të bëjë dhe atë që nuk mund të bëjë?

Dhe bloguesi vendos t’i shkruajë një email bosit të Apple, Steve Jobs.

“Nëse Bob Dylan sot do të ishte 20 vjeç do ta cilësonte seriozisht iPad një revolucion? Revolucioni i vërtetë është liria”, shprehet ai.

Dhe përgjigjja nuk ka vonuar. Tre orë më vonë, Tate gjen një e-mail në postën e tij.

Dërguesi është Steve Jobs, fans i njohur i Bob Dylan që shkruan:

“Po, liria që ofrojmë është ajo nga programet që vjedhin të dhënat. Liri nga programet që shkarkojnë baterinë. Liri nga pornografia. Po, liri”, thekson Jobs.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA