Gjorgjevic urdhëroi transportin e kufomave

17/05/2010 15:30

Një dëshmitar i luftës në Kosovë, i cili identifikohet me kodin K-87, ka treguar sot në gjykatën e Hagës se ishte gjenerali Vllastimir Gjorgjevic ai që urdhëroi transportimin e kufomave të shqiptarëve në Batajnicë të Serbisë.

Dëshmitari, i cili mbahet i mbrojtur, ka deklaruar se ai vetë ka zbatuar vetëm urdhërin e Gjorgjevic, për t’i transportuar dhe për t’i varrosur trupat në varrin masiv.

Gjorgjevic, ish-shef i sigurimit të Serbisë gjatë regjimit të Sllobodan Milloshevic, akuzohet nga Haga për zhvendosje të dhunshme, vrasje dhe dëbim të shqiptarëve nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.

Top Channel