“Emriâ€, Fuere: Zgjidhje brenda qershorit
17/05/2010 16:35
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere është shprehur optimist se kontesti i emrit kushtetues të Maqedonisë do të zgjidhet brenda datës 17 shkurt, kur do të mbahet edhe samiti në nivel ministrash i BE-së.
“Edhe pse deri më 17 qershor duhet vetëm një muaj, shpresoj se ka shanse për zgjidhjen e cështjes së emrit. Ndërkohë, duhet të vazhdohet me reformat”, ka deklaruar Fuere.
Më tej, duke komentuar situatën politike në Maqedoni, diplomati evropian ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e dialogut politik.
“Duhet të përforcohet dhe intensifikohet dialogu politik, lufta kundër korrupsionit, si dhe të kryhen reformat për administratën publike dhe gjyqësorin”, ka shtuar Fuere.
Top Channel