Shalsi: Transparenca kusht i domosdoshëm

16/05/2010 20:55

Duke folur para mbështetësve në protestën e sotme të opozitës, deputeti socialist Eduard Shalsi u shpreh se opozita nuk heq dorë nga kërkesa e saj për transparencë të proçesit zgjedhor.

“Duam të nxjerrim njëherë e mirë Shqipërine nga bataku. Është koha të jemi bashkë për të mos lejuar një njeri të marrë peng të ardhmen e vendit. Nuk ka Shqipëri europiane e demokratike pa zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është arsyeja se pse ne nuk heqim dorë nga transparenca”, tha Shalsi.

Më tej deputeti Shalsi u shpreh se transparenca është kushti i panegociueshëm pasi sipas tij është një kusht i domosdoshëm për të patur një Shqipëri europiane dhe për t’u ndarë nga politika neveritëse.

“Kemi vendosur një kusht për negociata. Transparenca është një kusht i domosdoshëm për Shqipërinë europiane, që të ndahemi njëherë e mirë nga politika neveritëse për të patur një Shqipëri demokratike më të begatë”, përfundoi deputeti socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA