Rama: Berisha po pengon transparencën
16/05/2010 12:25
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dhënë një tjetër mesazh kundështarit të tij politik, Sali Berisha, duke kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit nëpërmjet kompromisit të ofruar dje për hapjen e materialeve të votimit.
Gjatë vizitës në Spitalin Infektiv ku u takua me grevistët e shtruar sot, mes të cilëve edhe dy deputetë, Rama akuzoi pushtetin si përgjegjësin e vetëm për përkeqësimin e gjendjes së tyre.
Ai ka theksuar se kryeministri Sali Berisha po pengon transparencën, duke shtuar se tashmë zgjidhja e ngërcit është bërë e domosdoshme. “Te hapet rruga e transparences pasi kjo është në interes te popullit”, nënvizoi Rama para gazetarëve.
Top Channel