Deputetët socialistë edhe sot në ditën e 16-të të grevës së urisë dolën para mbështetësve të tyre. Deputetja Vasilika hysi i kërkoi mazhorancës para mbështetësve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që të heqë dorë nga shpifjet për grevën gjoja jo të vërtëtë dhe të tregohet më humane.
“Mazhoranca të heqë dorë nga teatri i shëmtuar nga mungesa e humanizmit sepse analizat e kolegëve tanë kanë dalë të pangrënë. Mazhoranca të heqë dorë nga shpifjet”, tha në fjalën e saj deputetja Hysi.
Më tej Hysi komentoi edhe deklaratën e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi i cili në ditën e sotme deklaroi se kërkesa e PS-së për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore bie ndesh me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.
“Njeriu që nuk ka kulturë juridike nuk mund të thotë se të kërkosh transparencën e zgjedhjeve do të thotë të shkelësh Kushtetutën. Kryeministri mos përmendë më Kushtetuen sepse ajo po njolloset. Mazhoranca shkel Kushtetutën, nuk jemi ne, nuk janë demokratët e vërtetë shkelësit e Kushtetutës”, tha Hysi.
Në përfundim të fjalës së saj Hysi kërkoi nga qytetarët mbështetje, siç tha ajo, për kauzën e drejtë të transparencës.
“Të rezistojmë sepse kauza jonë i ka kaluar kufitjë e partisë tonë. U bëj thirrje njerëzve kudo që janë të mbështesin kauzën tonë të drejtë, atë të transparencës”, vijoi deputetja socialiste.
Hysi përfundoi fjalën e saj duke falenderuar mbështetësit e tubuar në bulevard ditën e sotmë si dhe ata të cilët kanë dalë në krah të opozitës në ditët e shkuara.
Top Channel