Gumi: Grevistët po largohen nga kampingu
16/05/2010 13:55
Deputeti demokrat Viktor Gumi ka reaguar për grevën e kolegëve socialistë dhe qytetarëve në cadrat para kryeministrisë, duke sulmuar kryesocialistin Edi Rama.
Ai ka ironizuar me grevën, duke thënë se deputetët e cadrave po largohen nga kampingu. “Pushimit ne cadra i mungon transparenca”, theksoi deputeti demokrat.
Në vijim të deklaratës, Gumi ia hodhi fajin për grevën shefit të opozitës Edi Rama, duke theksuar se ai po i përdor njerëzit dhe deputetët. “Rama po u bën zbor deputetëve në cadra. Veprimet e tij ndaj grevistëve janë qesharake”, përfundoi ai.
Top Channel