Partia socialiste greke, Pasok që aktualisht po drejton vendin, vazhdon të jetë më e favorizuara në spektrin politik me 45 %.

Pas një sondazhi të kryer kohët e fundit kur vendi helen është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike, Papandreu vazhdon të shihet si shpëtimtari i vendit edhe pse mbështetja ndaj tij nuk është e njëjtë me atë të zgjedhjeve.

Ndërkohë ka rënë në sy rritja e Partisë Komuniste, e cila është rreshtuar në radhën e parë bashkë me protestuesit kundë politikave të qeverisë për të shkurtuar shpenzimet.  

Top Channel