Tre persona lënë grevën në 30 minuta

15/05/2010 21:20

Një tjetër grevist i është bashkuar dy personave që rreth 30 minuta më parë braktisën grevën e urisë së opozitës para selisë së kryeministrisë.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për shtetasin Merlind Prendi, 29 vjec nga Lushnja, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore.

Pak caste para tij ishin shtetasit Florian Shima, 28 dhe Shefki Mullai 66 vjec, që braktisën cadrat për shkak të problemeve me tensionin.

Sot është dita e 15-të e grevës dhe gjatë paradites ambjentet e saj i la edhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, i cili kishte probleme me kolitin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA