Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka thënë se po punon me kryeministrin Hashim Thaçi, ashtu që Raporti i Progresit për Kosovën të jetë pozitiv.

“Mendoj se Kosova po bën përparime të mëdha. Jam i lumtur të them se kryeministri dhe unë po punojmë ngushtë që raporti i progresit të jetë pozitiv”, citohet Feith nga ‘Express’.

Deklarimet e Feithit vijnë pasi që raportet mes tij dhe kryeministrit Thaçi janë tendosur së tepërmi pas bastisjes në MTPT nga ana e policëve të EULEX-it.

Shefi i ICO-së foli edhe rreth hetimeve që po zhvillon EULEX-i ndaj ministrit Fatmir Limaj, duke thënë se “hetimet po vazhdojnë pa ndërhyrje politike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA