Opozita, dy mbështetës braktisin grevën

15/05/2010 20:40

Dy mbështetës të opozitës, të cilët po protestojnë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, janë detyruar mbrëmjen e sotme të braktisin grevën e urisë.

Sipas informacioneve të fundit, personat në fjalë janë Florian Shima dhe Shefki Mullai, gjatë kontrollit mjekësor të të cilëve janë konstatuar probleme me tensionin.

Sot është dita e 15-të e grevës dhe gjatë paradites ambjentet e saj i la edhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, i cili kishte probleme me kolitin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA