Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Helmut Lohan ka mohuar deklaratën e ambasadorit të OSBE-së Robert Bosch, se është gati një draft për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Në një deklaratë për mediat, Lohan është shprehur ndër të tjera se Bashkimi Evropian do të mirëpriste cdo marrëveshje që mund të arrihet mes forcave politike.
“Kjo është një pyetje që ju zyrtatisht duhet t’ia bëni ambsadorit Bosch. Bashkimi Europian do të mirëpriste cdo marrëveshje mes udhëheqësve poltikë shqiptarë, që do të respektonte parimet themelore demokratike, që janë Kushtetuta dhe transparenca”, ka deklaruar Lohan.
Ai ka theksuar se ditën e martë në Bruksel, Bashkimi Europian nënvizoi rëndësinë për të gjitha palët që të bashkëpunojnë aktivisht në mënyrë që të rivendosin një funksionim parlamentar të pandërprerë.
“Por që nga e marta nuk kemi parë asnjë përparim në Parlament dhe asnjë përparim në rrugë. Tani është koha që udhëheqësit politikë shqiptarë t’i japin fund ngërcit politik në Shqipëri”, ka shtuar Lohan.
Top Channel