Hyseni drejt SHBA-ve, i pranishëm në KS
15/05/2010 13:00
Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka udhëtuar për në New York, ku do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit, që do të mbahet më 17 maj.
Në fjalën e tij, ministri Hyseni do të flasë për zhvillimet dhe arritjet e Kosovës gjatë periudhës mes dy mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në New York, Hyseni do të ketë një varg takimesh me përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB, bën të ditur Telegraf.
Top Channel