Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në veri të Kosovës, Michael Giffoni ka deklaruar se qetësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të vijë atëherë kur të dyja vendet të mos i referohen për cdo gjë cështjes së statusit.
Në një intervistë për “DW”, ambasadori Giffoni është shprehur se në veri të Kosovës vazhdon të ekzistojë status quo-ja, e cila sipas tij ka prekur si institucionet e Kosovës ashtu edhe ato të Serbisë.
Sipas tij, që të dilet nga kjo situatë duhen angazhime serioze nga të gjithë faktorët e rëndësishëm, të cilët duhet të promovojnë vlera evropiane në këtë pjesë të shtetit të ri.
“Duhet të ketë një përqendrim mbi cështjet konkrete, në vecanti tek zhvillimi ekonomik, mirëqënia e qytetarëve dhe kthimi i personave të zhvendosur”, ka deklaruar Giffoni.
Top Channel