Mbërriti në Athinën e tronditur nga trazirat e fundit dhe kriza ekonomike, kryeministri i Turqise Rexhep Taip Erdogan. Vizita që u konsiderua historike nga mediat e te dy vendeve, shihet si një fillim i ri në marrëdhëniet e acaruara mes Ankarasë dhe Athinës.

Në këtë vizitë kryeministri Erdogan shoqërohet nga një delegacion shume i madh prej rreth 300 vetash, ministra, biznesmenë dhe personaliteteve të tjera turke.

Vizita filloi me një takim me presidentin grek, Karolos Papulias në pallatin presidencial dhe u pasua nga një raund i parë bisedimesh me kryeministrin Papandreu.

Axhenda e bisedimeve përfshinte problemet ndërkombëtare, transportin, infrastrukturën, turizmin, kulturën, policinë dhe shërbimet e emergjencës.

Për nga rëndësia bisedimet mes dy vendeve cilësohen si sipari i një epoke të re mes dy rivalëve historikë.

Papandreu dhe Erdogan zyrtarizun Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit nën kryesimin e dy kryeministrave, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të të dyja qeverive. Këshilli synon mbajtjen e kontakteve të drejtpërdrejta të nivelit të lartë për çështje të ndryshme që shqetësojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Në shenjë të mirë, Erdogan nuk përfshiu në axhendën e tij ndonjë vizitë në zonën e Trakës, ku jeton një popullsi turqisht-folëse që Turqia e konsideron minoritet etnik turk ndërsa Greqia si minoritet fetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA