Elbasan, kapen drogë dhe municione

15/05/2010 18:15

Policia e Elbsanit gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në ambjente dhe automjete, bëri të mundur sekuestrimin e disa armëve dhe municioneve luftarake.

Konkretisht janë konfiskuar 2 mijë e 500 fishekë, 2 pushkë, 3 krëehëra automatiku me fishekë, 10 kapsolla detonatorë, një pistoletë tip “Berreta” dhe një automatik model “56”.

Gjithashtu, është kapur edhe një sasi lënde  narkotike e llojit cannabis sativa, si dhe bimë të mbjella, bëjnë të ditur burime policore lokale.

Sipas burimeve, armët e mësipërme iu kapën shtetasve Ylli Muça, 35 vjec dhe banues në Dushk te Bëlshit, Mersin Lika 56 vjec nga Peqini dhe Orest e Sajmir Hysa, të dy 27 vjec nga Belshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA