Droga, drejtonin trafikun nga burgu

15/05/2010 20:10

Në kohën që i pandehuri Endrit Dokle u buzëqeshte gjykatësve në procesin ndaj tij dhe të tjerëve që akuzohen si pjesë e bandës së Durrësit, ndonëse i mbyllur në qelitë e 313-ës, ai vazhdonte të ishte pjesë e një grupi tjetër kriminal që merrej me trafik heroine. (UPDATE)

Të paktën kështu pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria kundër krimit të organizuar për 25 vjecarin, që prej pesë vjetësh ndodhet në paraburgim.

Por sipas hetuesve, përgjatë një viti, nga 2008 deri në 2009, ai ka mundur të jetë pjesë e një tjetër grupi kriminal prej të paktën shtatë personash.

“Ne kemi mbledhur prova që e implikojnë atë në trafik kriminal”, ka deklaruar Anton Martini, prokuror i Krimeve të Rënda.

Të prangosurit janë Isuf Bunaj, Shefqet Vata, Edmond Taullai, Vehap Biba, Jorid Xhunga dhe Eglantina Lula. Secili prej tyre njihet edhe me nofka si Ceti, Ridi, Lalushi, etj.

Sipas prokurorise, aktiviteti kriminal i grupit është i shtrirë në disa shtete si Kosovë, Kroaci, Bosnje e Itali. Por shumë detaje të operacionit të koduar “ura” mbeten të pazabardhura nga paneli i hetuesve.

“Ne kaq vlerësojmë të japim sepse të dhënat e mëtejshme do të ndikonin tek hetimet”, ka deklaruar prokurori Kosta Beluri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA