Bosnje, sëmuri mendor vret tre persona
15/05/2010 08:40
Një i sëmurë mendor 40 vjeçar ka vrarë dje me thikë tre persona dhe ka plagosur shtatë të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Visoko, në afërsi të Sarajevës.
Mes të plagosurve janë katër fëmijë të moshës 1-4 vjeç dhe të gjithë, sipas mjekëve, janë në rrezik për jetën.
Personi që sipas banorëve nuk i njihte personat e sulmuar, është nga Rogatica dhe jetonte në Visoko prej gjashtë muajsh.
Top Channel