Rreth 100.000 protestues dolën sërish në rrugët e Athinës për të protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë Papandreu.

Sindikatat e majta, i bënë apel qeverisë të ulë taksat dhe të rrisë rrogat si dhe të heqe masat drastike që ka ndërmarrë ajo, për të shpëtuar vendin nga kolapsi ekonomik. Ata i bene apel qeverisë te marre parate qe i duhen për shpëtimin e vendit,prej atyre qe i kane dhe jo prej klases punetore qe lufton per mbijetesen e perditshme.

Marshimi i protestuesve filloi ne sheshin Areos dhe nepermjet rrugeve qendrore te kryeqytetit arriten perpara parlamentit. Ne krye te protestave ishin sindikalistet organizates Pame, te cilet mbeshteten prej partise komuniste greke. Ne vazhdim protestuesit iu drejtuan sheshit ‘Omonia’ dhe me pas u shperndane ne qetesi.

Greqia do te paralizohet serish nga grevat ne daten 20 maj, ne te cilen do te marrin pjese i gjithe sektori shteteror dhe ai privat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA