U shpall më në fund fituesi i tenderit për dhënien me konçension të Aeroportit të Prishtinës. Francezet e “Limak, Aeroport de Lion” fituan të drejtën e shfrytëzimit të tij për 20 vitet e ardhshme.

Kontrata parashikon një investim prej 100 milion eurosh nga kompania fituese për modernizimin e aeroportit.

Gjithashtu kontrata parashikon që kompania të derdhë në arkat e qeverisë së Kosovës 23-55 përqind të fitimit vjetor që do gjenerojë nga Aeroporti i Prishtinës.

“Si kryeministër shpreh përkushtimin tim për ofrimin e kushteve sa më të mira për investitorët e huaj. Kosova si shteti i ri është vendi i mundësive të reja dhe të mëdha”, deklaroi në fjalën e tij kryeministri, Hashim Thaçi.

Ndërsa përfaqësuesi i konsorciumit francezo-turk në Prishtinë premtoi se nuk do të ketë reduktim apo zëvëndësim të stafit të deritanishëm të Aeroportit të Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA