Muajin e ardhshëm në Prizren është parashikuar të zhvillohet një samit i vogël që do të mbledhë presidentët e disa vendeve të Ballkanit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave mes presidencave të vendeve të rajonit ka nisur koordinimi për mbajtjen e samitit.

Sipas burimeve, pjesëmarrjen deri tani e kanë konfirmuar presidenti shqiptar Bamir Topi, ai maqedonas Ivanov dhe ai malazez Vujanovic.

Në këtë samit, të organizuar nga presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, pritet t’i kushtohet rëndësi intensifikimit të bashkëpunimit rajonal.

Top Channel