Studimi: Uji në Tokë që nga krijimi i saj
14/05/2010 17:40
Uji në Tokë ka ekzistuar që në hapat e parë të krijimit të planetit. Këtë e bën të ditur një studim i kryer nga kërkuesja britanike Maria Schonbachler.
Analistja e Universitetit të Mancesterit ka deklaruar se një zbulim i tillë mund të rishkruajë historinë e planetit tonë. Grupi i drejtuar prej saj ka zbuluar disa elementë që me shumë mundësi kanë mbajtur ujë para miliona vjetësh.
Këto objekte kanë qënë të pranishëm në Tokë edhe 30-100 milionë vjet më parë kur planeëti jonë nisi të krijohej në sistemin diellor.
Top Channel