Shitja e hotel ‘Dajtit’, Bello: U shkel ligji

14/05/2010 15:35

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë Pajtim Bello, thotë se shitja e hotel ‘Dajtit’ është bërë në kundërshtim me ligjin e shitjes së pronës publike.

“Shitja e pronës publike bazohet mbi legjislacionin mbi privatizimin. Por në këtë rast kemi privatizim mbi Kodin Civil, që gjen hapësira për të mos bërë ankand”, thotë Bello.

Sipas Bellos, ligji është shkelur jo vetëm nga qeveria por edhe nga Banka e Shqipërisë

“Edhe Banka e Shqipërisë është në shkelje të legjislacionit, sepse ky institucion nuk mund të blejë asgjë pa tender”, u shpreh Bello.

Ish-zëvendësministri thotë se ky operacion financiar është i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar.

Tre ditë më parë Banka e Shqipërisë bleu hotel ‘Dajtin’ nga qeveria me një vlerë prej prej 30 milionë euro, përmes një kontrate shitje të drejtpërdrejt, me kushtin që qeveria të ketë e drejtën e parablerjes nëse banka do e rishesë. Hotel ‘Dajti’ u ble nga Banka e Shqipërisë për transferimin e zyrave për sa kohë të rikonstruktohet godina e saj qëndrore.  

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta