SHBA, revolucion në kuzhinë

14/05/2010 21:05

Pas 40 vjetësh nga shishja e parë e ketchup-it të Heinz, një prej ikonave të kuzhinës amerikane, ndryshon.

Shoqëria që kontrollon 60 përqind të tregut amerikan, ka vendosur të pakësojë me 15% sasinë e kripës në salcë, duke mbështetur këshillat shëndetësore për të pakësuar rreziqet e hipertensionit.

Gjithçka po ndodh krejtësisht në qetësi, pa bërë asnjë publicitet.

Fillimisht ndryshimin e kanë vënë re konsumatorët e parë të Pittsburgh që kanë shpërndarë lajmin nëpërmjet “Facebook”-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA