Një erë e fuqishme, e ngjashme me një tornado të vogël, ka përfshirë sot rajonin e Somborit, në Vojvodinë, duke lënë zonën pa energji për më shumë se 2 orë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ballkanase, sipas të cilave tornadoja gjatë lëvizjes ka dëmtuar 20 shtylla elektrike, catinë e një shtëpie dhe ka lëvizur nga vendi një rimorkio për kampim.

Për fat të mirë, shtojnë burimet, tornadoja nuk ka lënduar banorët, të cilët janë cuditur nga zhurma e madhe e tij.

Top Channel