Sateliti “Proba-2” fotografon Tokën

14/05/2010 17:30

Sateliti europian “Proba-2” i lëshuar para pak muajsh në hapësirë, ka nisur drejt bazës foton e parë të Tokës të marrë nga rreth 800 km lartësi dhe me një kamera eksperimentale të quajtur “Exploration Camera”.

Kjo është një kamera më e vogël se një filxhan kafeje por imazhi e marrë nga kontinenti i Amerikës së Jugut është spektakolar.

Sateliti u nis drejt hapësirës në muajin nëntor për të eksperimentuar 17 teknologji satelitore dhe për të kryer disa vëzhgime të hollësishme rreth diellit. Në një video të dërguar është vëzhguar eklipsi diellor.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA