Propozohet rritja e pagës minimale

14/05/2010 09:00

Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale mbledh sot grupin e punës dhe anëtarët që përfaqësojnë biznesin, për të diskutuar variantin e ri të pagës minimale.

Në rendin e ditës është caktuar vetëm tema e diskutimit mbi pagën minimale, pa përmendur masën e propozuar.

Megjithatë, burime pranë grupit të punës thonë për një variant të propozuar nga Ministria e Financave në masën 25 mijë lekë të reja në muaj bruto, ndërsa Këshilli i Punës mendon ta ulë në 21 mijë lekë.

Aktualisht, paga minimale është rreth 18 mijë lekë, nga 11.5 mijë lekë që ishte në vitin 2005 dhe ka pësuar rritje tri herë brenda një harku kohor 4-vjeçar.

Vendosja e pagës minimale bëhet për të mbrojtur shtresat sociale që punojnë me kohë të plotë, por, nga ana tjetër, shikohet me rezerva për biznesin që paguan kontributet, duke i rënduar kostot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA