Privatësia, BE kundër Facebook

14/05/2010 16:10

BE kundër Facebook. Është e papranueshme, sipas Brukselit, të bësh publike pa konsensus të dhënat personale të përdoruesve.

Protestën nëpërmjet një letre ndaj rrjetit social, e ka bërë grupi i punës mbi privatësinë, “Artikulli 29”, në të cilin ndodhen përfaqësues nga 27 vendet anëtare dhe këshillojnë Komisionin Evropian mbi mbrojtjen e të dhënave.

Sipas ekspertëve, “Facebook” ka bërë publike të dhënat e përdoruesve të “default”, ndërkohë që konsensusi duhet të jetë i shprehur pa asnjë mëdyshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA