Nis protesta masive e opozitës

14/05/2010 18:35

Nis protesta e opozitës para kryeministrisë në mbështetje të grevës së urisë që ka hyrë në ditën e saj të 14-të dhe me kërkesën e hershme për transparencën e zgjedhjeve.

Protestuesit opozitarë zbritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasi erdhën nga zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nga “21 Dhjetori”, nga rruga e Elbasanit, nga Zogu i Zi, nga stadiumit Dinamo dhe nga bulevardi “Zogu i Parë”, protestuesit nga qarqe të ndryshme të vendit janë zhvendosur në këmbë drejt destinacionit të paralajmëruar.

Protesta e sotme është e treta në radhë për masivitetin e saj, pas protestës së 30 prillit dhe asaj të 9 majit. Ndërkohë për cdo pasdite në këto dy javë në Tiranë janë grumbulluar në mbështetje të grevistëve të urisë, protestues nga të gjithë qarqet e vendit.

Kërkesa kryesore e opozitës është transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkohë vihet re një prani e shtuar e forcave të rendit në shesh dhe nga tarracat e ndërtesave në bulevard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA