Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka ka deklaruar se opozita është e vendosur për të qëndruar deri në fund në kërkim të transparencës.
Duke folur në protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Ndoka ka theksuar se kryeministri Berisha kërkon të nënshtrojë vullnetin e qytetarëve.
“Shqiptarët sot gjenden para dilemës më të madhe gjatë këtyre viteve. Ata duhet të zgjedhin ose nënshtrimin, ose mbrojtjen e lirisë së zgjedhjes. Berisha pasi deformoi misionin e PD-së kërkon të nënshtrojë edhe opozitën shqiptare, vullnetin politik të qytetarëve”, është shprehur Ndoka.
“Ne jemi për t’i thene Berishës se nuk mund të arrish kurrë të nënshtrosh qytetarët, ose dëgjo qytetarët, ose largohu një orë e më parë. Ne jemi në pritje të vendosur për të qëndruar, por edhe të sigurt se e drejta jonë është e mbyllur në kurizin e një mazhorance të mbyllur në kuti”, deklaroi Ndoka.
“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përfundoi Ndoka.
Top Channel