U identifikua edhe shqiptari i katërt i vrarë parmbrëmë në përplasjen me armë me policine maqedonase, ndërsa tre prej tyre u përcollën për në banesën e fundit.

Autoritetet thane se viktima e fundit, Harrun Aliu ishte një person i dënuar më parë nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici.

Por miq të Aliut, një ndër themeluesit e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, kanë deklaruar se ai nuk ishte një kontrabandist armësh, por një luftëtar për të drejtat e shqiptarëve.

“Haruni është një figurë e madhe, ai luftoi që shqiptarët të kishin një jetë më të mirë”, ka deklaruar Hysni Shaqiri, bashkëluftëtar i Aliut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA