Policia maqedonase ka zhvilluar një operacion të ri në fshatin Novo Sellë të rajonit të Tetovës, për të sekuestruar armët e paligjshme që ndodhen në duart e popullsisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave policia ka bastisur disa shtëpi dhe ka arrestuar katër persona.

Sipas burimeve, fshati në fjalë ishte prej kohësh nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, e cila është tërhequr pas kryerjes së këtij operacioni.

Për të parandaluar trafikun e armëve, policia maqedonase zhvilloi në ditët e fundit një operacion në fshatin Radushë, në kufi me Kosovën, ku mbetën të vrarë

Top Channel