Ministri kosovar i Transporteve, Fatmir Limaj ka deklaruar se misioni EULEX nuk ka gjetur asnjë provë të përfshirjes së tij në afera korruptive.

Sipas Limaj, gjatë bastisjeve në Ministrinë e Transporteve dhe në shtëpinë e tij, hetuesit ndërkombëtarë nuk kanë gjetur asgjë anti-ligjore.

“Në ditën e kontrollit kam deklaruar se në këtë vend respektohet ligji, normat dhe se jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e drejtësisë për të dalë e vërteta”, ka pohuar Limaj për RTK.

Ai ka theksuar se organet e drejtësisë duhet të kryejnë punët e tyre pa ndërhyrje politike dhe ka mohuar deklaratat se serverët e MTPT-së kanë qenë të fshirë gjatë kontrollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA